Braçe përplaset me këshilltarin e Metës gjatë mbledhjes për ndarjen e Shqipërisë në 4 rajone:”Niveli i argumenteve të Presidentit është banal, janë paranoja dhe nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet”

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Komisionin e Ekonomisë është rrëzuar sot me votat e 14 deputetëve dekreti i presidentit Meta për ndarjen e vendit në katër rajone, që qeveria e ka emërtuar “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.

Gjatë mbledhjes e cila u zhvillua online nuk kanë munguar debatet mes zv.kryeministrit Erion Braçe dhe përfaqësuesit të presidencës Bledi Dervishi. Braçe tha se kthimi i ligjit nga presidenti është i pabazuar dhe i mbështetur në paranoja.

Ndërkohë që Dervishi u shpreh se miratimi i këtij ligji bën që të cënohen kompetencat e pushtetit vendor, si dhe shkel Kushtetutën, e cila e parashikon qartë ndarjen e pushteteve.

“Miratimi i ligjit ndërhyn në pushtetin vendor duke anashkaluar kushtetutën, është në kundërshtim me rendin demokratik dhe i panevojshëm, thellon krizën politike dhe kushtetuese në vend, kjo thellohet edhe më shumë porsa kohë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese. Ligji nuk i është nënshtruar konsultimit publik, sipas informacioneve ligji është konsultua vetëm gjatë karantinës”, u shpreh Dervishaj, ndërkohë që nuk mungoi as përgjigja me tone të larta e Braçes.

“Dekretet e Metës s’kanë asnjë lidhje me këtë, kjo situatë nga ana e Presidentit duhet të marrë fund. Niveli i argumenteve të Metës është banal, janë paranoja dhe nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet”, ka thënë Braçe, ndërsa ka vazhduar më tej duke thënë se në mbledhje kur dëgjoheshin grupet e interesit ka qenë e pranishme dhe Voltana Ademi.

“Argumentet e presidentit janë të pabaza, ligji është një instrument për zhvillimin e rajoneve që në vitin 2010 dhe nuk ka të bëjë me ndikimin e qeverisë mbi pushtetin vendor. Rajonet e zhvillimit nuk janë njësi administrative. Ndarja administrative është gënjeshtra më e madhe e presidentit, dhe në konsultim kanë marrë pjesë të gjithë grupet e interesit përfshirë edhe kryetaren e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi. Cili është qëllimi i akuzave?

Ne kemi qëllim ti zhvillojmë dhe nuk ju marrim asnjë kompetencë atyre. Dëgjoja që po ndryshojnë zonat zgjedhore a mund të ma shpjegoni se ku janë këto zona. Si mund të njollosni këtë proces i mbështetur në përvojat e Bashkimit Evropian. Të sulmohet instrumenti për qëllime politike dhe partiake, ky ligj bën të pakënaqur edhe brenda qeverisë, e dijë edhe këtë. E kuptoj interesi është i madh, por nëpërmjet të Fondi i Zhvillimit të rajoneve janë përdorur 10.3 miliard lekë në arsim, është investuar në infrastrukturë. Prej investimit të Fondit është zhvilluar turizmi, këto janë sulmet e një axhende politike, dhe do ta çojë deri në fund.

Nuk mund ta ndaloj presidenti politikën e qeverisë për të zhvilluar rajonet. Janë 120 kantieri të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, pse duhet ta ndalojmë ne këtë. Nëse presidenti ka një axhendë politike ta çojë rolin deri në fund, por pse duhet cenuar zhvillimi nga axhenda politike. Duhet t’ju japim mundësinë rajonet që të zhvillohen. Vendimet do ti marrin bashkitë dhe këshillat e qarqeve, çfarë problemi ka këtu, dhe kjo rregullohet me ligj”, deklaroi Braçe.

Zjarr Tv Ad