Zëvendës kryeministri Erjon Braçe ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit Ilir Meta se parlamenti shpërndahet me një dekret.
“Me qejf çdo berber mund të dalë ta shpërndajë parlamentin por kujt i referohet, rregullave të berberhanes apo rregullave të shtetit. Hyni shikoni a ka të drejtë ose jo”, u shpreh Braçe pas seances.
Meta deklaroi pak me pare: Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese, është institucioni më i rëndësishëm i këtij vendi. Parlamenti me një dekret të shpërndahet, qeveria me një mocion mosbesimi rrëzohet, Presidenti përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.
Jashtë parlamentit, Braçe u ndal dhe tek dreketimi nga presidenti Ilir Meta i Marisa Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese
“Kushtetuta ka thënë që i katërti nuk bëhet dot I dyti dhe i pesti nuk bëhet dot i pari. Ka ndodhur një akt antikushtetues.”
Kuvendi miratoi sot pr/rezolutën e maxhorancës ku i kërkohet Presidentit Ilir Meta. të heqë dorë nga çdo lloj tentative dhe akti që bllokon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.