Braçe s’përmbahet në akuza:”Po Lylëzim Basha a është i pastër?”

0
174
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zv.kryeministri Erion Braçe, me anë të një komenti, lidhur me Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve në PD, ka hedhur akuza kundrejt kryedemokratit Lulëzim Basha.

“Po Lylëzim Basha a është i pastër?”, është kjo pyetja e ngritur nga Braçe, i cili vijon duke bërë një analizë të Bashës, ku e akuzon për 21 janarin, Rrugën e Kombit e disa çështje të tjera.

REAGIMI i Erion Braçes: PO LYLEZIM BASHA

A ESHTE I PASTER?!”

MOS I FUSNI PIPEN NE GOJE PER ALKOOL,

POR GJYKONI “VEPRAT” E TIJ!

Dy faqe te nje gazete te madhe sot,

i kushtoheshin punes se palodhur te KOMISIONIT PERZGJEDHES E NDRYSHUES, qe po gjykon kandidatet per deputet ne PD!

Ok! Kaq buje duhet e po ja japin!

Tani, nje pyetje kam une;

PO LYLEZIM BASHA A ESHTE I PASTER PER KETE KOMISION?

Te jesh minister i Brendshem dhe,

gardistet e tu te pushkatojne pa gjyq

4 qytetare te pafaj, te paarmatosur e aspak te dhunshem, eshte standard i pranuar apo jo nga ky KOMISION?

Te jesh minister i Transportit,

te kontrollohesh nga KLSH, te paditesh prej tij, te hetohesh nga prokuroria e te refuzosh gjykimin per nje akuze publike me procedure, eshte standard i pranuar apo jo nga ky KOMISION?

Te jesh minister i Jashtem dhe te nenshkruash nje marreveshje qe rrezohet si antikushtetuese nga gjykata me e larte ne vend e me dem mbi interesat kombetare, eshte standard i pranuar apo jo nga ky KOMISION?

Te te “mbysin” me kerkese llogarie per shtimin e paargumentuar te pasurise fiks ne kohe krize e te heshtesh,

eshte standard i pranuar apo ky KOMISION do bej hetim per kete pasuri?

Degjoni;

NUK KA UDHEHEQES PARTIE E PER ME SHUME KANDIDAT PER KRYEMINISTER KUND NE EVROPE ME KETE STANDARD TE SJELLJES E VEPRIMIT KUR KA QENE NE PUSHTET!

Te tillet nuk riciklohen, ikin sapo ndodh krimi!

Ndaj boll me kete KOMISIONIN!

Ceshtjet e renda ne PD jane keto me siper, jo sasia e alkoolit te konsumuar nga kandidati.

Per kete mjafton nje pipe ne goje,

jo nje KOMISION me personalitete kaq te larta!

Zjarr Tv Ad