Brahimllari: Rama kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese, po përdor ‘ushtarët’ e tij në KED

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në News 24, ish deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, ëahtë shprehur se, kryeministri Edi Rama me anë të ushtarëve të tij, kërkon që të kapë Gjykatën Kushtetuese.

“Edi Rama ka thelluar krizën në vend. Rama nuk do Gjykatën Kushtetuese. Kryeministri provokon presidentin për të shkelur kushtetutën. Ne nuk themi se nuk njohim KED, por persona të caktuar që fusin në krizë vendin. Por, edhe ky person është në drejtim të Edi Ramës. Rama me ushtarë të tij kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese, sepse Edi Rama e ka tmerr ngritjen e një Gjykate Kushtetuese të pavarur. Rama kërkon të fusë në parlament ligje që bien ndesh me Kushtetutën, ku mbajmë mend edhe çuarje të ligjit të teatrit për shembull. Edi Rama bashkë me parterët e tij duhet të respektojë Kushtetutën.”, u shpreh Brahimllari.

“Rama bën përpjekje që të kapë Kushtetutesen. Nëse do të kishte drejtësi të pavarur, për shembull Taulant Balla do të ishte prapa hekurave. Është Edi Rama ai që po çon vendin në kolaps. Në këtë mënyrë, gjithë pushteti shkon në duart e një personi. Për ne si opozitë ka rëndësi një reformë zgjedhore reale e gjithëpërfshirëse, që i jep përgjigje dekriminalizimit të procesit zgjedhor. Opozita do që të zgjedhin shqiptarët e jo të vendosin bandat e kriminelët. Duhen ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal”, shtoi sekretari i përgjithshëm i LSI, Endrit Brahimllari.

Zjarr Tv Ad