Braimllari: 200 studentë urdhërohen të lënë konviktin ne mes te motit te keq me porosi të Erion Veliaj

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një reagim në Facebook Endrit Braimllari është shprehur se 200 studentë janë urdhëruar të lënë konviktin në mes të motit të keq. Ai shprehet se ky është një veprim absurd nga ana e bashkisë së Tiranës.
Postimi i plotë:
200 studentë urdhërohen të lënë konviktin ne mes te motit te keq me porosi të Erion Veliaj

Absurditetet e Bashkisë së Tiranës nuk kanë të sosur.

Sikur të ishte e mbytur në punë dhe të mos kishte kohë gjatë verës, bashkia e Tiranës nëpërmjet Drejtoria së Rezidencës Studentore Nr.1 ka urdhëruar rreth 200 studentë të largohen deri në 30 nëntor nga konviktet 4 dhe 14.

Sipas njoftimit të Drejtorisë përkatëse studentët duhet të largohen për shkak të restaurimit të godinave, por pa ju siguruar vend strehimi tjetër.

Ky është një tjetër vendim arbitrar dhe jo human i Bashkisë së Tiranës, e cila ashtu si edhe në rastin e të prekurve nga tërmeti, kërkon të lërë në qiell të hapur 200 studentë.

Ne duhet t’i themi jo arrogancës së kryebashkikut në ikje dhe t’i kthejmë qytetit bashkinë që duan.

Më 14 Maj bashkia do u kthehet qytetarëve, ndërsa këshilli Bashkiak do të kthehet në një parlament të vërtetë llogaridhënie.

Zjarr Tv Ad