Braimllari akuza Lleshajt: Reagon kundër studentëve, s’gjen kohë për dy vrasje në Tiranë

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari ka akuzuar sot ministrin e brendshëm, Sandër Lleshaj se po hesht për dy vrasjet e ndodhura së fundmi në kryeqytet. Në një postim në facebook, Braimllari shkruan se Lleshaj “reagon kundër studentëve, kundër qytetarëve që protestojnë tek Unaze e Re, hedh gaz helmues në kundërshtim me ligjin në protestat qytetare, por nuk gjen kohë të reagojë për dy vrasje mafioze në mes të Tiranës”.

Postimi i Braimllarit:

Sander Lleshi reagon kunder studenteve, kunder qytetareve qe protestojne tek Unaza e Re, hedh gaz helmues ne kundershtim me ligjin ne protestat qytetare por nuk gjene kohen te reagoje per dy vrasje mafioze ne mes te Tiranes.

Ky eshte morali i nje qeverie te degraduar dhe te marre peng.

Qytetarin e dobet dhe te varfer e arreston, e mbyt ne gaz helmues, i prish shtepine ne kundershtim me ligjin per te fituar miliona euro Edi Rama, ndersa oligarkun, kriminelin nuk guxon as ti permendi emrin.

Nuk kishim dyshim qe Keshilltari i Sigurise se Kryeministrit, Sander Lleshi ne kohen me te erret te vendit ku dominonte kanabisi, trafiku nderkombetar i drogerave te forta, sot Minister i Brendshem, te ishte ndryshe. Sander Lleshi eshte thjeshte bashkepuntor i qeverise se krimit.

 

Zjarr Tv Ad