Braimllari: Arrestimi i Klevis Balliut politik dhe hakmarrje e Kryeministrit Rama

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së Endrit Braimllari nga Gjykata Penale në Tiranë deklaroi se ish-deputeti i PD, Klevis Balliu u mbajt në qeli, sepse protestoi për drejtën e banorëve, dhe Rama që do gllabëronte 40 milion euro në kurriz të banorëve të “Unazës së Re” është i lirë.

“Edi Rama kërkon përplasje civile duke provokuar qytetarët. Nuk ka kthim pas deri në largimin dhe shkatërrimin e këtij kryeministri antikombëtar dhe të korruptuar”, tha mes të tjerash Braimllari.

“Klevis Balliu u mbajt në qeli, sepse protestoi për drejtën e banorëve, dhe Rama që do gllabëronte 40 milion euro në kurriz të banorëve të “Unazës së Re” është i lirë. Arrestimi i banorëve të Unazes së Re,akt politik dhe tregon frikën e Edi Ramës. Edi Rama me këtë urdhër politik kërkon të tremb banorët e unazës së re që të vazhdojë projektin e tij korruptiv. Në qeli duhet të ishte Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro dhe të gjithë ata që kanë firmosur atë projekt korruptiv. Edi Rama kërkon përplasje civile duke provokuar qytetarët. Nuk ka kthim pas deri në largimin dhe shkatërrimin e këtij kryeministri antikombëtar dhe të korruptuar”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

 

Zjarr Tv Ad