Braimllari: Banorët e Unazës së Re dhunohen nga Rama, ata që vjedhin tek Unaza janë të lirë

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e unazës së re kanë marshuar në drejtim të Drejtorisë së policisë në Tiranë pas arrestimit të disa prej banorëve nga ana e policisë.

Ne mbeshtetje te banoreve te Unazes se Re tek Drejtoria e Policise se Tiranes eshte dhe Sekretari i Pergjithshem, Endrit Braimllari

Braimllari tek Drejtoria e Policisë: Banorët e Unazës se Re arrestohen dhunohen nga Edi Rama dhe ato të cilët vjedhin tek Unaza e Re janë ende të lirë. Edi Rama Damian Gjiknuri duhet të ishin në burg për aferën me t? madhe korruptive dhe jo banorët e Unzës se Re që protestojnë për pronën e tyre.

Ka pasur një valë arrestimesh të pakuptimta të personave, të cilët vërtetë kanë më shumë se një vit që protestojnë për të mbrojtur pronën e tyre dhe shoqërohen dhe arrestohen nga policia në mënyrën më të turpshme. Ndërkohë ata të cilët vodhën mbi atë projekt, ata të cilët kalojnë në Parlament 13 milion euro për të marrë kredi për të shembur shtëpitë e banorëve janë ende të lirë.

Damian Gjiknuri bën karshillëk si Kryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Afrim Qendro rri nëpër zyrat e institucioneve lartë e poshtë dhe shijon pushimet nëpër resorte luksoze. Edi Rama bën show dhe tallet me qytetarët dhe nuk arrestohet.

Edi Rama dhe banda kriminale në pushtet bëjnë këto lëvizje thjesht për të trembur banorët e Unazës së Re. Këto bëhen thjesht për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e tjera të qeverisë së Ramës, por skandali tek Unaza e Re është skandali dhe vjedhja më e madhe që i ka ndodhur ndonjëherë këtij vendi ndaj Edi Rama nuk do ta ketë të lehtë të shpëtojë nga ky skandal sepse është i përfshirë drejtpërdrejtë ai dhe zyrtarët e partisë së tij.

Sot mesazhi që jep kjo qeveri është shumë i qartë. Banorët e thjeshtë, të cilët protestojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre janë në arrest, u bëhet presion, dhunohen, ndërkohë ministrave, kryeministri, drejtorëve të përgjithshëm, të cilët kërkojnë të vjedhin në kurriz të qytetarëve, në kurriz të këtyre banorëve janë ende të lirë.

Nuk mundet Edi Rama me kalimin në Parlament të disa ligjeve anti-kushtetues duke përdorur disa deputetë, të cilët shiten dhe blihen sipas interesave të tyre personal apo duke përdorur një Parlament ilegjitim  të trembë qytetarët e këtij vendi.

Çdo vendim që ai Parlament ka marrë, qoftë mbi ligjin të dalë me 8 tetor është ilegjitim dhe ne do të marrim masat tona. Ajo çka është më e rëndësishme është që protesta do të vazhdojnë nëse Edi Rama ushtron presion mbi qytetarëve të këtij vendi

Zjarr Tv Ad