Braimllari: Edi Rama drejton një qeveri ilegjitime

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjitshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Endrit Braimllari ka reaguar në një postim në faqen e tij në facebook për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe krizën ku e ka futur qeversja aktuale.
“Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese i duhet Edi Ramës që të thellojë më tej paligjshmerinë dhe hajdutërinë e tij nëpërmjet ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën që qeveria e tij kalon në një Parlament monist dhe kllounash”, shkruan Braimallari .

Ja postimi i plotë i tij:

Edi Rama drejton një qeveri ilegjitime.

Me mungesën e funksionimit të institucioneve, Parlamentit, Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, Edi Rama vetëm thellon më tej paligjshmërinë e tij duke e dorëzuar vendin tek nje grup i ngushtë oligarkësh të cilët drejtojnë çdo gjë në këtë vend.

Mungesa e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese është bërë me qëllim nga ky Kryeministër që tani është i zhytur në hajdutëri dhe paligjshmëri.
Mosfunksionimi i Gjykatës Kushtetuese i duhet Edi Ramës që të thellojë më tej paligjshmerinë dhe hajdutërinë e tij nëpërmjet ligjeve në kundërshtim me Kushtetutën që qeveria e tij kalon në një Parlament monist dhe kllounash.

Qytetarët zhyten në varfëri ekstreme ndërsa Edi Rama dhe një grusht oligarkësh gllabërojnë qindra miliona euro konçensione klienteliste në kurriz të qytetarëve të këtij vendi.

Mungesa e sigurisë publike, mosfunksionimi i institucioneve, votimet farsë dhe moniste me 30 Qershor thellojnë më tej paligjshmerinë e Edi Ramës dhe oligarkëve të tij.

 

Zjarr Tv Ad