Braimllari: Gaz Bardhi duhet të jetë pas hekurave për eleminimin e Elbasanit

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari i është përgjigjur deklaratave të Bardhit.

“Unë e kuptoj sikletin që ka Bardhi sepse ai ka mbi supe një ngjarje shumë të rëndë në Elbasan. Është humbja e jetës së një qytetari dhe sot ai duhet të ishte para drejtësisë për këtë çështje, duhet të kishte lënë mandatin e deputetit. Është pikërisht kjo ngjarje  e rëndë ku humbi jetën një qytetar e cila shkatërroi fushatën e opozitës. Demotivoi votuesit, frikësoi votuesit në qarkun e Elbasanit, por  dhe në gjithë Shqipërinë”, tha ai.

Sipas Braimllarit Bardhi ishte në vendin e ngjarjes dhe këtë duhet ta zbardhë drejtësia.

“Kjo ngjarje e rëndë e humbjes së jetës është papërgjegjshmëria e drejtuesit dhe personave në atë qark. Ja u them me bindje të plotë që Basha në fushatë ne 25 prillit kishte bërë 5 ministra të Brendshëm.

Ne absolutisht nuk kemi bërë premtime të tilla se nuk ka ndarje pushteti para 25 prillit me zotin Basha. E vetmja gjë që Kryemadhi i  ka kërkuar Bashës në tavolinë dhe kjo është zyrtare është të mos tradhtohet kauza e opozitës për interesa personale”, tha Braimllari për Ora News

Zjarr Tv Ad