Braimllari: LSI u themelua si parti e shpresës për një Shqipëri Europiane

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Endrit Braimllari/

Gezuar 15 vjetorin e themelimit te Levizjes Socialiste per Integrim!

Gezuar te gjithe themeluesve te LSI, anetare, te rinj dhe te reja qe kane kontribuar dhe vazhdojne te kontribuojne qe prej themelimit te partise!

6 Shtator 2004 u themelua partia e shpreses, e te rinjve dhe te rejave, partia e sfides per nje Shqiperi Europiane.

LSI qe prej themelimit solli nje risi ne politiken shqiptare, duke u investuar maksimalisht tek te rinjte, duke u kthyer ne partine e fjales se mbajtur dhe ne partine e mbrojtjes se interesave qytetare.

LSI ne keto 15 vite ka dhene nje kontribut te jashtëzakonshem ne proceset integruese te vendit dhe ne zhvillimin e Demokracise.

LSI ka punuar dhe vazhdon te punojë per stabilitetin politik ne vend, per perparimin e Shqiperise ne rrugen Europiane.

LSI ka kontribuar ne zgjidhjen e krizave politike ne vend duke u fokusuar tek interesi qytetar dhe ai Kombetar.

LSI eshte partia e betejave per Shqiperine, LSI theu tabute e klases se vjeter politike duke u perfaqesuar ne menyre dinjitoze me te rinj dhe te reja ne Parlament dhe Keshilla Bashkiake.

Vlerat e larta qytetare, solidariteti, gjithëperfshirja, energjia pozitive, hapesira per tu perfaqesuar kane karakterizuar dhe vazhdojne te jene pjese e pandare e LSI.

Sot çdo LSI-ist ndihet krenar se partia e tij eshte partia e shqiptareve, e njerëzve te thjeshte dhe e mbrojtjes se interesit qytetar.

Zjarr Tv Ad