Braimllari: Pjesëmarrja ishte ‘grusht’ i rëndë për Rilindjen, pushteti i takon qytetarëve

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari foli sot në studion e “Fax News” sa i takon protestës së djeshme të thirrur nga opozita. Braimllari e quajti një revoltë që e realizoi qëllimin e saj, terësisht ekonomike dhe që sipas tij dha një mesazh të fortë ndaj kësaj qeverie.

Ai u shpreh me bindje të plotë se opozita do garantojë fitoren maksimale në zgjedhjet e 14 majit.

Pjesëmarrje masive në atë bulevard, opozita është në një linjë me hallet e qytetarëve. Jam ndjerë mjaft pozitiv pasi mendoj se protesta e ka realizuar qëllimin e saj, ishte terësisht ekonomike, ishte një mesazh i fortë kundër paligjshmërisë së Rilindjes. Dje protestuan nëna që fëmijët e tyre i kanë në emigrim. Ne do shkojmë në fitore spektakolare në zgjedhjete e majit, e them me bindje maksimale.

Pjesmarrja dje ishte shkatërruese për regjimin, grusht i rëndë nga qytetarët për t’i treguar Ramës se pushtetin do ia marrin. 14 maji është një ditë e rëndësishme për të rikthyer demokracinë në vend, për të rikthyer Këshillin Bashkiak në Parlament vendor, ku të dëgjohet zëri i qytetarëve. Tiranës do i kthehet llogaridhënia, e dyta këshilli bashkiak do kthehet në parlament vendor ku çdo mbledhje do jetë e hapur për qytetarët”-tha Braimllari.

Zjarr Tv Ad