Braimllari: Prokuroria duhet të hetonte Ramën, Gjiknurin, Qendron….

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka ragura gjatë ditës së sotme pas mbylljes së hetimeve për Unazen e Re.

“Të gjithë shqiptarët për më shumë se një vit, kanë qenë dëshmitar të ngjarjes më të madhe korruptive të ndodhur në kurriz të qytetarëve të ndershëm dhe të pafajshëm të Unazës së Re”, us hprah Braimllari në një dalje për mediat nga selia e LSI.

Ja Deklarata e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI, Endrit Braimllari

Mbyllja e hetimeve për Unaznë e Re, Braimllari: ‘Ramaforma’ dhunon qytetarët e ndershëm dhe mbron të korruptuarit dhe kriminelët.

Të gjithë shqiptarët për më shumë se një vit, kanë qenë dëshmitar të ngjarjes më të madhe korruptive të ndodhur në kurriz të qytetarëve të ndershëm dhe të pafajshëm të Unazës së Re.

Edi Rama për më shumë se një vit i dhunoi, i arrestoi, hodhi gaz lotsjellës kundër fëmijëve 5 vjeçarë, të moshuarve dhe përdori çdo mekanizëm shtetëror në funksion të interesit të tij personal. Për më shumë se një vit, kjo çështje ka qenë nën hetim nga prokuroria.

Qytetarët prisnin të shkonin përpara drejtësisë përfaqësuesit shtetërorë të cilët implementuan një projekt me dokumente të falsifikuara ku kërkonin të gllabëronin 40 milionë euro.

Prokuroria vendosi të çojë për gjykim me një akuzë qeshkarake vetëm një recepsionist. Kjo çështje duhet të ishte subjekti i parë i hetimit nga SPAK, me qëllim që jo vetëm të krijohej besimi te qytetarët por të shkonin përpara drejtësisë zyrtarët e korruptuar. Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qendro dhe të gjithë të tjerët të përfshirë në këtë aferë.

Është e qartë që ‘Ramaforma’, burgos qytetarët e thjeshtë, të pafajshëm, të ndershëm dhe mbron të korruptuarit, kriminelët me urdhër qeveritar. Prokuroria duhet të kishte marrë nën hetim Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Afrim Qendron dhe të gjithë zyrtarët e tjerë të lartë të përfshirë në këtë aferë korruptive.

Zjarr Tv Ad