Braimllari: Protesta e fermerëve në të gjithë Shqipërinë tregon qartë mungesën e përkrahjes nga qeveria e Ramës

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Endrit Brahimllari

Protesta e fermereve te Dvoranit te Korçes, apo te Fierit, Lushnjes dhe ne te gjithe Shqiperine per mungesen e mbeshtjetes se qeverise tregon qarte mungesen e perkrahjes nga ana e qeverise per fermerin e mesem qe perben sot 99 perqind te prodhimit vendas.

Ne keto kushte kur kemi nje qeveri te korruptuar dhe te papergjegjshme, e cila nuk investon ne bujqesi si shtylla kryesore e ekonomise por ka synime te tjera propagantiste ne mbeshtetje te autokracise.

Promovimi i Open Ballkan nga Edi Rama eshte vetem ne funksion te shkaterrimit te ekonomise, falimentimit te fermerit vendas i cili ne çdo rast konkurron ne menyre te padrejte ne rajon si pasoje e mos mbeshtetjes se qeverise.

Jo pa qellim, politikat e Rames ne bujqesi jane te tilla per te favorizuar nje politike antikombetare, per te shkaterruar fermerin vendas dhe gjithçka ne funksion te autokracise dhe pushtetit te tij personale.

Politika te tilla antikombetare, destabilizuese dhe varferuese per vendin nuk mund te favorizojne ekonomine dhe zhvillimin e saj.

Fermeri vendas kerkon mbeshtetje reale qe ta beje te konkurueshem ne rajon.

Fermeri vendas duhet te subvencionohet drejteperdrejte.

Subvencionim per çmimin e inputeve bujqesore.

Subvencion per karburantin, krijimin e shanseve dhe mundesive per tregun me qellim qe te shiten produktet vendase.

Bujqesia duhet te marri rendesi strategjike kombetare dhe jo nje sektor propagande klientelist ne sherbim te rilindjes per interesa antikombetare.

Zjarr Tv Ad