Braimllari: Rama dhe Lleshaj dhunojnë qytetarët protestues

0
2

Pa shoqërimit dhe arrestimet të disa protestuesve nga Policia e Shtetit, partitë opozitare kanë reaguar duke sulmuar ministrin e brendshëm dhe kryeministrin e vendit.

Me një status në “Facebook”, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari shprehet se qytetarët po dhunohen pasi protestuan për të drejtat e tyre, ndërsa pohon se shteti grabitësit e Rinasit i lë të lirë.

“Edi Rama dhe Sander Lleshi dhunojne dhe arrestojne qytetare te pafajshem qe protestojne ne te drejten e tyre dhe lene te lire grabitesit shteteror ne Rinas.

Perdorimi i gazit helmues ne sasi te madhe ne nje proteste qytetare eshte gjenocid.

Sander Lleshi gjen kohe te reagoje per protestat qytetare por nuk ka asnje fjale per mungesen e sigurise ne vend, per numrin e larte te vrasjeve, per grabitjen e Rinasit, per vjedhjen e hapur te Unaza e Re, per dhunen qe ushtroi mbi banoret e Bulevardit te Ri duke dhunuar gra, femije e te moshuar.

Kjo eshte fytyra e vertete e nje qeverie te degraduar ku po perdoret nje “Gjeneral i vdekur” kunder nje populli. Çdo gje mbahet shenim dhe dita kur nuk do jesh me Minister eshte e afert. Ti dhe Edi Rama keni hesape per te lare me qytetaret e ndershem te ketij vendi.”, shkruan ai.