Braimllari: Rama nuk na tremb

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka komentuar vendimin e marrë sot për protestuesit e 13 prillit. Pas vendimit të Gjykatës për të lënë në burg 3 nga 37 protestuesit e opozitës, ish-deputeti përmes një postimi në faqen e tij të “Facebook”, shkruan se në vend të tyre duhet të ishte kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Sipas Braimllarit, Rama nuk mund të trembë një popull me arrestime politike në një kohë që periudha e tij ka marrë fund.

“Mbahen në burg protestues të cilët protestojnë për drejtën e tyre dhe lihen të lirë grabitësit shtetëror në Rinas, hajdutët e Unazës së Re, trafikantët e drogës. Sot para gjykatës duhet të ishte Edi Rama dhe Sandër Lleshi, për grabitjen shtetërore në rinas për dhunën dhe gazin helmues të hedhur kundër qytetarëve. Edi Rama nuk mund të trembë një popull të tërë me arrestime politike. Koha e Edi Ramës ka mbaruar është koha e qytetarëve.”-shkruan Braimllari.

 

Zjarr Tv Ad