Braimllari: Të hetohet nga SPAK numëruesi i Gjirokastrës, Çuçi i përfshirë në manipulim e zgjedhjeve…

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm i përfshirë drejtpërdrejtë në manipulimin dhe shkatërrimin e zgjedhjeve në vend,” tha sot Endrit Brahimllari, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, lidhur videon e fundit denoncuese të 25 Prillit, ku një numërues shfaqet duke plotësuar fletën e votimit pro Bledi Çuçit.

“Masakra zgjedhore e 25 Prillit vërtetohet çdo ditë, – tha Braimllari. – Ne çdo bashki te vendit dalin qytetarë që kanë votuar më shume se disa herë, kjo vertetohet dhe ne Shkodër, Berat, Gjirokastër, Durrës dhe në të gjithë vendin. Masakër e vërtetë zgjedhore.

Pamjet e një video të numëruesit të Rilindjes në Gjirokastër që plotëson me stilolaps fletën e votimit në tavolinën e numërimit për t’i dhënë votën Bledi Çucit, Ministër i Brendshëm dhe ia dërgon live me foto në celularin e Ministrit për t’i konfirmuar deformimin e vullnetit të qytetarit, tregon qartë se zgjedhjet e 25 Prillit kanë rënë.

Ministri i Brendshëm i përfshirë drejtpërdrejtë në manipulimin dhe shkatërrimin e zgjedhjeve në vend.

Duhet të merret nën hetim nga SPAK kjo është provë konkrete. Kjo provë por dhe mijëra të tjera të cilat nuk janë marrë në shqyrtimi nga KAS tregon qartë që nuk kishim të benim me zgjedhje normale në vend por me zgjedhje ku armata shtetërore e Rilindjes e koordinuar dhe me strukturat kriminale në vend, intimiduan qytetarët, deformuan vullnetin e tyre por edhe ndërhynë dhe brënda në kuti me përkrahje shtetërore.”

Zjarr Tv Ad