Braimllari: Uragani popullor i pandalshëm

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari në një intervistë për Shijak TV, foli edhe për protestën e sotme, ku tha se sipas informacioneve të opozitës do të jenë me qindra mijëra protestues.

“Qytetarë anë e mbanë vendit i janë drejtuar Kryeministrisë. Uragani popullor është i pandalshëm. Nga informacionet që kemi pjesëmarrja do jetë masive dhe si kurrë më parë. Qytetarët tanimë i janë drejtuar Kryeministrisë.

Urrejtja ndaj një Kryeministri që ka varfëruar vendin, ka larguar të rinjtë, ka vrarë shpresën se ky vend mund të bëhet, është i pandalshëm. Protesta është popullore dhe ka të bëjë me ekonominë. Shqiptarët po varfërohen çdo ditë, biznesi po shkatërrohet nga taksat e larta dhe gjobat e Edi Ramës. Siguria publike është në mëshirë të fatit. Cënohet siguria kombëtare duke u sulmuar i vetmi aeroport ndërkombëtar në vend dhe nuk ka asnjë përgjegjës. Kemi të bëjmë me një qeveri të papërgjegjshme, arrogante, antikombëtare kundër interesit qytetar.

Qytetarët sot vendosin fatin e tyre kundër një Kryeministri antikombëtar”, tha Braimllari.

 

 

Zjarr Tv Ad