Braktisi kombëtaren e Arisin, Basha drejt Kontinentit të Largët

0
4
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mesfushori shqiptar, Migjen Basha dëshiron një sfidë të re në karrierën e tij. Pas aventurës disa vjeçare në Europë duke luajtur në kryesisht në Itali e Zvicër dhe së fundi në Greqi, 32-vjeçari ka vendosur të zhvendoset në kampionatin australian.

Ndërkombëtari shqiptar ka mbyllur bashëkpunimin me ekipin e Arisit të Selanikut pas një viti edhe pse ishte nën kontratë deri në qershor të 2020 me qëllim që të transferohet në Kontinentn e Kangurëve.

Basha është pranë akordit me Melbourne Victory, ekip me të cilin kohë më parë ka luajtur edhe shqiptari tjetër, Besart Berisha. Gazetari i “Sport 24”, Vasilis Tempelis shkruan se ish-mesfushori i Torinos, pasi gjeti marrëveshjen me ekipin greke Aris Selanik do të transferohet në Ligën Australiane.

Gjatë sezonit të parë, futbollisti i lindur në Zvicër grumbulloi 23 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa u ndëshkua me 6 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq.

Pak kohë më parë mesfushori kreativ njoftoi edhe tërheqjen nga kombëtarja e Shqipërisë. Basha ka grumbulluar 29 ndeshje me kuqezinjtë dhe ka luajtur për Shqipërinë në Kampionatin Evropian 2016.

Emri i tij u lidh edhe me një kalim tek Tirana ditët e fundit, megjithatë gjithçka ka qenë një spekulim dhe e ardhmja e tij do të jetë në Australi me fanellën e Melbourne.

Zjarr Tv Ad