“Braktisni makinat me naftë”, Balluku: Zero tarifa për regjistrimin e makinave elektrike

0
227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me thirrjen për të zëvendësuar makinat me lëndë djegëse, me makina elektrike, qeveria dhe bashkia Tiranë kanë prezantuar sot autobusët e rinj që i shtohen transportit publik të kryeqytetit.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha se qeveria stimulon me taksa më të ulëta, këdo qe kalon tek teknologjia e re e makinave, pra tek mjetet elektrike.

“Rimbursojmë çdo tarifë regjistrimi për herë të parë për mjetet elektrike duke zeruar tarifat e kontrollit fizik, leje qarkullimi kombëtare, certifikatë pronësie dhe targat. Një total një tarifë prej 7 mijë 500 lekë të gjelbër mbulohet nga DPSHTR. Ulja TVSH nga 20% në 6%”, u shpreh Balluku.

Zjarr Tv Ad