Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit vijon aksionin për prishjen e objekteve pa leje që janë ndërtuar përgjatë vijës bregdetare në plazhet e jugut. Sot, IKMT ështe duke shembur lokalet dhe ndërtesat pa leje në zonën e Radhimës.
Edhe dy ditë më parë ministri Bledi Çuçi ka reaguar për aksionin dhe ka thënë se ai nuk do të ndalet.
“Bregdeti ynë” filloi në qershor në zonën e Velipojës dhe në disa plazhe të tjera, por u ndërpre përkohësisht për shkak të sezonit të verës. Prej ditësh aksioni i Policisë dhe IKMT ka nisur dhe do të shtrihet në të gjithë territorin.