“Brenda 6 muajve statusi i minatorit”/ Basha u jep besën: Kam kërkuar falje që nuk arritëm ta miratonim në qeverisjen e PD-së. Vini jetën në rrezik për bukën e fëmijëve

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pati një bashkëbisedim me minatorët e Bulqizëz, të cilët u shprehën se zgjidhjen e problemeve 30-vjeccare e shohin tek kreu i opozitës.

Unë punoj 25 vite në minierë dhe më kanë larguar nga puna në mënyrë të padrejte sepse kërkuam të drejtat themeltare të një minatori dhe ne kemi besimin tek ju që të miratoni statusin e minatorit sa të vini në pushtet. Sepse minatorët e Bulqizës dhe të gjithë Shqipërisë janë gënjyer nga qeveritë e mëparshme këto 30 vite dhe kemi besimin tek ju si kryeministër i ardhshëm” – u shpreh një nga minatorët.

Fjala e parë që u ka drejtuar Basha minatorëve, ishte zotimi se qeveria e tij e ardhshme do të miratojë statusin e minatorit dhe të naftëtarit brenda 6 muajve të parë. Basha tha se ky nuk është premtim fushate por zotim i tij, pasi në programin e Partisë Demokratike është përllogaritur edhe burimin i financimit se si do të bëhet i mundur statusi i minatorëve dhe i naftëtarëve.

 

Zjarr Tv Ad