“Brenda dëgjoheshin thirrjet për ndihmë”- Përfshihet nga flakët spitali në Gjermani, raportohet për 4 pacientë të vdekur

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Katër persona kanë vdekur si pasojë e një zjarri në një spital pranë Hamburgut, në veri të Gjermanisë.

Zjarri raportohet se ra rreth orës lokale 22:45 në katin e tretë të klinikës Helios në Uelzen.

Raportohet se rreth 20 persona janë lënduar, ndërsa policia tha se numri i të vdekurve mund të rritet duke pasur parasysh seriozitetin e disa plagëve. Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit.

140 zjarrfikës dhe punonjës të shpëtimit “luftuan” për të ndaluar përhapjen e zjarrit. Njerëzit u shpëtuan nga klinika, disa duke përdorur shkallë.

Policia tha se “thirrjet për ndihmë u dëgjuan” nga brenda ndërtesës. Uelzen ndodhet rreth 70 km në juglindje të Hamburgut.

Katër personat e konfirmuar të vdekur mësohet se ishin të gjithë ishin pacientë.

Por policia tha se numri i të vdekurve mund të rritet. “Ka njerëz të tjerë të lënduar aq rëndë sa jeta e tyre është në rrezik”, tha zëdhënësi Michel Koenemann.

Zjarri vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 1 milion euro dëme.

Zjarr Tv Ad