Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Brenda muzeut që tregon se sa të rrezikshëm ishin ata që ëndërronin...

Brenda muzeut që tregon se sa të rrezikshëm ishin ata që ëndërronin të krijonin “Kalifatin”, si e mësonin fëmijët matematikën përmes kallashnikovëve

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy kate nën selinë e Inteligjencës Ushtarake Irakiane, në fund të një korridori me qilim të kuq, dy dyer hapen për të zbuluar një muze të tmerrit.

Kjo nuk është një manifestim i kapitullit më të errët në historinë e përgjakshme të Irakut – më shumë është një përkujtim se sa të efektshëm ishin ata që ëndërronin të krijonin një “Kalifat” në Irak dhe Siri. Siç shkruan Mohamed Tawfeeq, i cili ka përvojë më shumë se 10 vjet si një redaktues dhe prodhues ndërkombëtar i lajmeve i specializuar në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, është një përvojë e rëndë për të kujtuar se si ata e fshinë historinë në një ritëm të këtij kombi duke shkatërruar çdo gjurmë të kulturës jo-islamike në zonat që kontrollonin, duke hedhur në erë ndërtesat antike dhe vendet arkeologjike që datojnë nga mijëvjeçarët.

Në shkrimin e tij për CNN, përcjell Telegrafi, Tawfeeq shkruan se brutaliteti mahnitës i ISIS-it, atë që terroristët e quanin “menaxhimi i egërsisë”, u regjistrua dhe u postua në mënyrë të përpiktë në internet për të magjepsur botën dhe për të siguruar bindje absolute në rajonet nën kontrollin e tij.

Arritja e ISIS-it ishte masive – ata mbuluan një territor me madhësinë e Mbretërisë së Bashkuar me deri në 12 milionë njerëz në të – por janë gjërat e vogla në muze, që shfaqin obsesionin e ngjashëm me nazistët. Madje, siç thuhet tutje, aty tregohet se si në librat e shkollës fillore mësohej aritmetikë duke numëruar kallashnikovët.

Ndërsa Trigonometria shpjegohet në kontekstin e një snajperi që punon jashtë kufijve të synimeve të tij njerëzore. Në këtë kontekst, autori vlerëson se fëmijët ishin indoktrinuar më thellë, me çdo vit që kalonte. Dhe kjo, shkruan tutje autori, “më çon përsëri në fëmijërinë time, në Irakun e Sadam Huseinit”. Çdo ditë në shkollë, thotë ai, përpara se të fillonim ndonjë klasë, të gjithë fëmijët ishin të detyruar të brohorisnin “Rroftë Saddam!”

“Ne ishim mësuar se ai kishte gjithmonë të drejtë, se ai ishte shpëtuesi i botës arabe dhe librat tanë shkollorë kishin të bënin me madhërimin e Sadamit dhe partisë së tij Baath”.

Si ISIS, Saddam ishte i fiksuar me fëmijët duke ndjekur rregullat që ai krijoi. “Strategjitë e ISIS dhe Saddam janë mjaft të ngjashme, dhe në të vërtetë shumë udhëheqës të ISIS dikur kanë qenë besnikë të Sadamit. Ata sollën në Irak një nivel tjetër tmerri, që është akoma e dhimbshme për t’u mbajtur mend”. Kalifati shtypi monedhat e veta – shtypi targat e automjeteve – po përgatitej të lëshonte pasaporta. Edhe pse “qytetarët” e ISIS-it nuk do të ishin në gjendje të udhëtojnë me ato pasaporta, ato tregojnë shkallën në të cilën kjo organizatë kishte pretendime ndaj shtetësisë.

Do të ishte një shtet i ndërtuar mbi gjakun, terrorin dhe skllavërinë seksuale. Në një ekspozitë të quajtur “Xhihadi seksual”, ekziston një kopje e një programi për vullnetarë të rinj meshkuj që duan të bëjnë seks me një grua – ose një skllave seksi ose një grua e devotshme që dëshiron, siç thuhet, t’i japin trupin e saj Kalifatit.

Në shkrimin e CNN, përcjell Telegrafi, thuhet se ky koleksion provash dhe artifaktesh është bërë së bashku nga Inteligjenca Ushtarake Irakiane në Bagdad për të kuptuar ISIS-in dhe për të studiuar psikikën e tyre kriminale. Sipas mediumit në fjalë, është një muze privat dhe CNN ishte rrjeti i parë që u lejua brenda.

Autori më pas thekson se ISIS bëri thirrje për “ushtarë” në internet dhe në videot e postuara në të gjithë median sociale. Ata ishin në gjendje të rekrutonin shumë luftëtarë të huaj që udhëtuan nga vendet e tjera për t’u bashkuar.

“Shumë njerëz ishin të zhgënjyer burra dhe gra të reja myslimane, që dëshironin të kuptojnë dhe pranojnë fenë e tyre në vendet ku ndiheshin të huaj. Veçanërisht, të rinjtë u joshën në Lindjen e Mesme me një përzierje të paramendueshme të sigurisë absolute fetare, licencën për dhunë pothuajse të pakufizuar dhe pagesa të rregullta”.

Dosjet për luftëtarët e huaj të kapur nga ISIS, sipas autorit tregojnë se si rekrutuesit e tyre regjistruan këta “ushtarë të Kalifatit” pasi kishin vetëm një kuptim “rudimentar” të Islamit. Megjithatë, fotografitë dhe videot në muze tregojnë se si ata kishin lirinë për të kryer krime të rënda, për të vrarë dhe për të përdhunuar, në emër të fesë.

Gjithashtu, zyrtarët e inteligjencës thonë se dokumentet tregojnë se si shuma të mëdha parash u gjeneruan për Kalifatin përmes shitjes së naftës të kontrabanduar dhe thesareve arkeologjike, si dhe nga taksat lokale dhe të ardhurat nga bujqësia, shumica në tokën e vjedhur nga Yezidit, Shiitët dhe këdo që binte në kundërshtim me regjimin.

Ndër tjerash, një banderolë e vendosur brenda muzeut shkruan në arabisht dhe anglisht, “Për të mos harruar krimet e bandës terroriste Daesh (ISIS)”. Kjo, shkruan ndër tjerash Tawfeeq, është një kujtesë për të gjithë, dhe veçanërisht për irakianët, se çfarë mund të bëjë fanatizmi fetar kundër një kombi.

Zjarr Tv Ad