Brenda vilës super luksoze të Erdoganit, kushtoi 63 milionë euro dhe ka 300 dhoma(Foto)

0
154
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtëpia e pushimeve të Presidentit të Turqisë, e cila u ndërtua në Marmaris dhe e njohur për publikun si “Pallati i Verës”, ka përfunduar në tërësi këtë vit.

Sefik Birkiye, arkitekti i kampusit, i cili ka mbetur një mister që nga ajo kohë, ndau imazhet e para të projektit që e kishte kërkuar Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Sipas gazetës Sozcu, projekti që filloi në vitin 2018, ka kushtuar rreth 640 milionë lira turke (63 milionë euro), raporton cumhurriyet.

Rezidenca e Presidentit të 8 të Turqisë, Turgut Ozal në Gjirin Okluk, rrethi Marmaris i Muglas, ku ai kaloi pushimet verore u shkatërrua dhe kampusi i ri u ndërtua në një tokë me sipërfaqe prej 92 hektarësh. Në afërsi të Pallatit të Verës, ku ka pesë ndërtesa të madhësive të ndryshme në tre blloqe, ndërsa një zonë prej 10,966 metrash katrorë u mbush me rërë dhe zhavorr të veçantë dhe u kthye në plazh. Në fund të shtëpive njëkatëshe, gjithashtu ka pishina për not.

Ndërtimi i projektit, i cili u ndërmor nga Ronesans, përfundoi në fshehtësi të madhe gjersa ka 300 dhoma. Dihet që disa kryetarë shtetesh kanë qëndruar si mysafirë në Pallatin e Verës deri më sot. Vitin e kaluar, Recep Tayyip Erdogan, priti Kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe Presidentin azerbajxhanas, İlhan Aliyev. Ndryshe, kjo është shtëpia e tretë e pushimeve e Presidentit përveç pallatit presidencial në Ankara.

Zjarr Tv Ad