Breshëri armësh drejt lokalit në Fier, ja kush është pronari

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarje e rëndë të shënuar në Fier, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Lokali ndodhet në lagjen “Kastrioti”. Ngjarja ka ndodhur në mesnate kur lokali nuk ka pasur njerëz dhe ka qenë i mbyllur.

Burime bëjnë të ditur se pronar i një lokali është një djalë nga Patosi i Vjetër, i cili ka emrigruar më herët në Belgjikë, Hollandë dhe Angli.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë një paralajmerim për shkak të konflikteve për pazare droge.

Ja informacioni paraprak i policisë:

Sot rreth orës 08:00, në lagjen “Kastriot”, pronari i një Bar-Kafeje, ka konstatuar xhamin e lokalit dhe një televizor të thyer.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mund të jetë qëlluar me armë zjarri gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Zjarr Tv Ad