Breshëri i rënë dje pasdite në disa fshatra në Korçë shkaktoi dëme të mëdha në kulturat bujqësore.Në fshatrat Rembec, Orman, Pojan e Pendavinj dëmet me të mëdha janë shkaktuar në grurë, patate e fasule aq sa siperfaqet e dëmtuara në grurë shkojnë deri në 500 ha ndersa në kulturat e tjera bujqësore shkojnë deri në 100 ha.Në fshatrat Rembec e Orman dëmet në grurë shkojnë deri në 400 hektarë. Sipas fermerëve ky breshër shkatëroi mbi 90% të prodhimit i cili pritej së shpejti.
“Ne ndodhemi para një fakti që jemi në një periudhe që fermerët presin nga dita në ditë. Do fillonte korrja, gjysëm orë shi që ra shkatërroi të gjithën, gati 95%. Dëmi në grurë është i jashtëzakonshem.Shpenzimet janë kolosale. Është një tërmet për ne. Gjithë prodhimi është hedhur përtokë. Kërkojmë nga shteti të na subvencionojë”– shprehen fermerët.
Nga ana tjetër shpenzimet për këtë vit kanë qënë tepër të larta për shkak të rritjes së imputeve bujqësore e ndersa bejnë me dije se kanë investuar shuma kolosale që arrijnë deri në 50 milionë lekë.Për kryetarin e Bashkise Maliq Gëzim Topçiu situata është mjaft e vështirë, dëmet janë të shumta. Pritet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë grupet me ekspertë bujqësore që do të vlerësojnë në ccdo parcelë dëmet e shkaktuara.Breshëri ka shkaktuar dëmë të mëdha edhe në Njësinë Administrative Progër kryesisht në frutikulturë.