Breshëri plumbash ndaj “Top Channel”/ Artan Hoxha zbardh skenarin: Autorët kanë qëlluar nga një “Range Rover” me targa të vjedhura

0
7862
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas mesnatës godina e “Top Channel” është qëlluar me breshëri plumbash.
Pas ngjarjes, gazetari Artan Hoxha ka reaguar në rrjetet sociale, ku shkruan se autorët kanë qëlluar nga automjet tip “Range Rover” me targa të vjedhura.





Hoxha zbulon se ky mjet më pas është gjetur i shkrumbuar në Golem të Kavajës.
Policia ka sekuestruar rreth 25 gëzhoja model 7.62 në vendin e ngjarjes.





“Barbaria e radhës…
Një tjetër shqiptar krejtësisht i pafajshëm, humb jetën nga breshëritë e kallashnikovit në vendrojen e Top Channel, ku shërbente si polic privat për 300 mije lekë në muaj…





Pal Kola, 60 vjeç, mbeti i plagosur rëndë në oborrin e Tv Top Channel, pasi drejt tij u hap zjarr me breshëri nga një automjet tip “Range Rover’, me targa të vjedhura. Kola humbi jetën, para se të mbërrinte në spitalin e traumës në Laprakë, për të marrë ndihmën mjekësore.





Mjeti i autorëve të krimit u gjet i shkrumbuar në Golem të Kavajës, një orë pas atentatit në Mëzes. Brenda në mjet, u gjet dhe një automatik AK-47, me të cilin dyshohet se është qëlluar në drejtim të fasadës ballore te godines se Top Channel.





Policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale te pakten 25 gëzhoja model 7.62 ne vendin e ngjarjes. Ngushellime familjes Kola…”, shkruan Artan Hoxha./ CNA.al

Zjarr Tv Ad