Breshëri sa një top golfi ‘bombardon’ Gjermaninë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një stuhi me kokrra breshëri në madhësinë e topave të golfit, goditi Gjermaninë jugore duke shkaktuar dëme të mëdha.

Kokrrat e breshrit shkatërruan grilat e një shtëpie, parë nga imazhet mbresëlënëse të transmetuara nga të gjitha televizionet. Pati edhe thyerje të shumta të xhamave të makinave.

Zjarrfikësit ndërhynë për të dhënë ndihmën e duhur, pasi shumë nga bodrumet ishin tejmbushur me ujë.

Ndërkohë që dëmet janë duke u llogaritur, vendi është i ndarë në dy situata: moti i keq godet në jug dhe në perëndim të vendit, ndërsa në lindje shkëlqen dielli me temperatura të larta.

 

Zjarr Tv Ad