Brexit apo zgjedhje të reja

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëra të rëndësishëm të Bashkimit Europian janë në favor të shtyrjes së procesit Brexit përtej datës 31 tetor.

Pas shefit të ekzekutivit të BE-së, Donald Tusk, edhe presidenti i Parlamentit Europian, David Sasoli, deklaron se duhet shmangur dalja e Britanisë pa marrëveshje.

“Zgjatja e Brexit do qartësojë pozicionin e Mbretërisë së Bashkuar edhe do lejojë eurodeputetët të ushtrojnë rolin e vet,” deklaroi Sasoli para një takimi 90-minutësh me ambasadorët e BE-së.

Të martën, 22 tetor, parlamenti britanik nuk arriti mirëkuptim për diskutimin e paketës ligjore që do bënte të mundur daljen e vendit nga unioni javën e ardhshme.

Palët nuk u pajtuan as një ditë më parë pas takimit kokë-më-kokë mes kryeministrit Boris Xhonson dhe liderit të opozitës, Xheremi Korbin.

Raportohet se nisma u kundërshtua përveç opozitës edhe nga 9 kolegë dhe ish-ministra konservatorë, që tani janë përjashtuar nga partia në pushtet.

Liderët europianë pritet të premten të vendosin shtyrjen për herë të tretë të Brexit.

Data e re përflitet 31 janari 2020, por Xhonson kërcënon se kjo kohëzgjatje do provokonte zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda dhjetorit.

Ideja po merr mbështetjen e opozitarës laburiste, ndërsa në kabinetin qeveritar mësohet se ende mungon konsensusi. 

Zjarr Tv Ad