Brexit, Boris Johnson fiton debatin televiziv me Jeremy Corbyn

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ryeministri Boris Xhonson ka fituar debatin e parë televiziv përballë kundërshtarit laburist Xheremi Korbin. Dy krerët e partive folën për temat që shqetësojnë vendin, tri javë përpara zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit.

Liderët e dy partive më të mëdha britanike janë ndeshur në debatin e parë televiziv përpara zgjedhjeve të 12 dhjetorit.

Kryeministri konservator, Boris Xhonson, dhe rivali i tij laburist, Xheremi Korbin, i përqendruan diskutimet te Breksiti, shërbimi shëndetësor dhe uniteti i vendit në të ardhmen.

“Sigurisht që do dalim nga BE-ja më 31 janar, sepse kemi marrëveshje, ajo është gati. Po ju do bëni fushatë për të ikur apo për të qëndruar?” pyeti Xhonson kundërshtarin.

Përgjigjja e Korbinit se ai e ka bërë të qartë pozicionin për një referendum tjetër rreth Breksitit u prit me ilaritet në sallë.

Xhonson foli për një problem besueshmërie te politika, ndërsa hodhi poshtë akuzat se synon të privatizojë shërbimin shëndetësor te amerikanët.

“Ky është një trillim total. Shëndetësia jonë nën këtë qeveri apo çdo qeveri konservatore nuk do vihet asnjëherë në shitje,” deklaroi Xhonson.

Dy politikanët ranë dakord të zbutin tonin e debateve në vend dhe të përmirësojnë atmosferën politike.

Sondazhet treguan se debatin e parë televiziv e fitoi kryeministri Xhonson.

Tri javë para zgjedhjeve të parakohshme, konservatorët udhëheqin me 42 për qind apo 12 për qind para laburistëve.

Zjarr Tv Ad