Brexit/ Juncker: Kemi bërë shumë lëshime ndaj Britanisë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtyrja e Brexit përtej datës 29 mars është një vendim të cilin duhen ta marrin të gjitha vendet e Bashkimit Europian, por kjo nuk do të ndodhë këtë javë. Për presidentin e Komisionit Europian, vendet anëtare kanë bërë mjaft lëshime për qeverinë angleze, dhe secila palë do të masë kostot politike dhe ekonomike të çdo zgjatjeje të mundshme.

Britania e Madhe në samitin që nis nesër në Bruksel pritet të mos marrë një përgjigje pozitive për shtyrjen e Brexit përtej datës 29 mars.
Kështu i komentoi presidenti i Komisionit Europian, Zhank-Klod Junker, raportimet se kabineti anglez po mendon zgjatjen 3 muaj deri në 2 vite të daljes së vendit nga blloku europian.

“Kemi bërë shumë lëshime ndaj Britanisë së Madhe, nuk mundemi më. Nuk ka për të pasur negociata dhe garanci të tjera përpos atyre që kemi dhënë tashmë. Këtë çështje me gjasë do na duhet të trajtojmë sërish javën tjetër.”-tha Juncker.

Kërkesa e kryeministres Tereza May për shtyrjen e Brexit vjen pas dështimit që qeveria e saj pësoi dy herë në parlament në janar dhe një javë më parë, ku marrëveshja e negociuar me BE-në u hodh poshtë me shumicë votash.

Zhvillimet e fundit kanë shtuar zërat se kryeministrja May nuk ka autoritetin dhe mbështetjen e duhur partiake për ta realizuar Brexit sipas frymës së referendumit të tri viteve më parë, dhe se largimi i saj i parakohshëm nga pushteti është çështje kohe. Me ligjin aktual, vendi do të largohet nga aleanca europiane brenda nëntë ditësh edhe nëse nuk arrihet një marrëveshje me Brukselin, por edhe dalja pa një akt juridik mes dy aleatëve është refuzuar si nga laburistët, edhe vetë konservatorët.

 

Zjarr Tv Ad