Brexit, Macron: Rihapja e negociatave nuk është zgjidhje

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Boris Johnson do të takojë presidentin e Francës Emmanuel Macron, i cili insistoi se rihapja e negociatave nuk është zgjidhje.

“Ne duhet të ndihmojmë marrëveshjen britanike me këtë krizë të brendshme britanike, por nuk duhet ti japim siguri apo ta nxjerrim jashtë”, tha Macron.

Të mërkurën, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ishte në Britani për të gjetur një plan të zbatueshëm.

Kryeministri britanik, Boris Johnson tha se për të arritur marrëveshje duhet durim.

Pavarësisht se Bashkimi Evropian po bëhet “negativ ” në lidhje me perspektivën e arritjes së një marrëveshjeje të Brexit-it, Johnson tha të martën se ajo mund të bëhet.

Blloku evropian kundërshtoi kërkesën e tij për të rihapur marrëveshjen, duke thënë se Britania nuk kishte arritur të propozonte ndonjë alternativë realiste për kufirin irlandez.

Zjarr Tv Ad