Brexit ndikon te moda, stilistët në pasiguri

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtatori është një muaj i rëndësishëm në kalendarin e modës, me shfaqjet që organizohen në New York, Londër, Milano dhe Paris. Secili qytet pret një serë eventesh ku stilistë të famshëm prezantojnë koleksionet e tyre të reja. Javën e kaluar ishte radha e Londrës dhe për këtë vit biseda që mbizotëronte mes shfaqjeve dhe në festat pas tyre ishte pikërisht Brexit.

Të gjithë, nga stilistët deri tek modelet dhe krijuesit e veshjeve, ishin të prirur të dinin ndikimin që do të ketë dalja nga Bashkimi Evropian, në industrinë e tyre, e cila vlen 32 miliardë paund për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Drejtues të shtëpive londineze të modës ndahen në qëndrime. Disa besojnë se Brexit nuk do të ketë ndikim ndërsa të tjerë se e ardhmja është e pasigurt.

Henry Holland, themeluesi i House of  Holland, shprehet: “Jam i pasigurt për të ardhmen. Unë mendoj se të gjithë janë të shqetësuar, pasi biznesi i tyre mbështetet tek njerëzit që do shpenzojnë para për veshje.”

Duke qene së porositë për veshjet behën muaj më përpara se të dalin në treg, luhatja e paundit, shprehet ai, po sjell humbje të mëdha.

“Është si një lojë kumari,”-shtoi Holland.

Ndërkohë, Këshilli Britanik i Modës që përfaqëson stilistët, po i kërkon qeverisë të garantojë një marrëveshje që u bën të lehtë modeleve evropiane, punonjësve të fabrikave të veshjeve dhe pëlhurave që të hyjnë dhe dalin nga Mbretëria e Bashkuar pas Brexit.

Megjithatë frikën për ndikimin e mundshëm të Brexit, Java e Modës në Londër vazhdon të tërheq stilistët më të talentuar të modës nga e gjithë bota, nga më shumë se 19 vende që shfaqin modelet e tyre.

Zjarr Tv Ad