BREXIT tremb nacionalistët

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analistët thonë se lufta e partive nacionaliste dhe e ekstremistëve të së djathtës kundër larmisë europiane vë në rrezik Bashkimin Europian. Në zgjedhjet sivjetshme për Parlamentin Europian që filluan të enjten, disa parti të ekstremit të djathtë, të cilat janë dalluar për pozicionin e tyre kundër klasës sunduese, kanë qenë dhe më aktivet në fushtë.

Partia Marshimi Kombëtar e Francës u bë më e madhja e Parlamentit Europian në zgjedhjet e vitit 2014. Sondazhet tregojnë tani se partia e drejtuar nga Marine Le Pen, gëzon mbështetjen më të lartë në zgjedhjet e sivjetshme europiane. Përveç Francës, partitë e ekstremit të djathtë janë shfaqur edhe në vende si Suedia, Italia, Hungaria dhe Austria, për të cilat ekspert i gjeopolitikës Sylvain Kahn, paralajmëron se do të ndikojnë në maksimum axhendën e Parlamentit Europian.

“Në zgjedhjet e kaluara për Parlamentin Europian, nacionalistët dhe ekstremistët e së djathtës fituan 140 nga 751 vende dhe këtë vit ata pritet që të marrin 180 apo 190 vende. Nëse këto parti do të arrijnë të formojnë një ose dy grupe parlamentare, atëherë do ta shtojnë ndikimin e tyre dhe do të bëhen të dytët ose të tretët brenda parlamentit.”

Shumë parti të ekstremit të djathtë i kanë braktisur thirrjet për largim nga Bashkimi Europian dhe nuk besojnë në një efekt domino pas Brexit-it, thekson Jacques Levy, një ekspert tjetër i gjeopolitikës.

“Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera europiane janë ndërgjegjësuar sesa e ndërlikuar dhe e rrezikshme është Brexit. Pavarësisht se e miratojnë largimin nga blloku, tani edhe më ekstremistët në Britaninë e Madhe e kuptojnë se humbjet janë më të mëdha sesa fitimet. Pra, prirja e largimit nga BE-ja nuk është më popullore.”

Partia Marshimi Kombëtar e Francës po përpiqet të largojë ekstremistët e djathtë nga radhët e saj dhe tani nuk po i qaset më ideve të tilla si largimi nga blloku apo eurozona, por statuti i saj që ka zotime për reformimin e BE-së vijon të reflektojë idetë ndarëse të kastës së vjetër drejtuesve.

 

Zjarr Tv Ad