Briken Calja pa shpërblim? Ministrja Kushi nxjerr DOKUMENTET: Peshëngritësi ka marrë 200 milionë lekë, trajneri 78 milionë

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka publikuar sot disa dokumente që tregojnën se peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka marrë shpërblim nga qeveria për arritjet e tij në kompeticionet ndërkombëtare. Sipas dokumenteve, ai ka marrë afersisht 200 milionë lekë të vjetra.

Disa media kanë publikuar dje një pjesë nga intervista e Caljas dhe aludonin se ai nuk ishte paguar nga qeveria, mirëpo, referuar dokumenteve, shihet se vetëm për dy gara në vitin 2021 calja ka marrë 200 milionë lekë. Pra, 21 milionë lekë për vendin e katërt në Moskë/Rusi dhe 178 milionë për vendin e parë në Uzbekistan.

“Po lexoj sot në media një lajm të pavërtetë që gjoja qeveria sorollat kampionin Briken Çalja dhe nuk e ka shpërblyer ende për titullin kampion bote në peshëngritje. Për informim të opinionit publik, po ju publikoj urdhërat e pagesës për shpërblimin e Brikenit bashkë me trajnerin e tij, jo vetëm për kampionatin botëror por edhe atë evropian.

Aktualisht, MAS i ka kryer të gjitha procedurat financiare për shpërblimin e të gjithë sportistëve që kanë fituar medalje, nëpërmjet federatave sportive përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi. Pas kësaj, është detyrim i vetë federatave për të kaluar këto shpërblime të qeverisë në llogarinë personale të sportistëve.

I bëj thirrje të gjitha federatave që të zbatojnë detyrimet e tyre ndaj sportistëve brenda afateve të caktuara. Qeveria shqiptare do të vazhdojë të mbështesë pa u ndalur sportistët tanë elitarë dhe zhvillimin e sportit në tërësi”, shkruan ministrja Evis Kushi, duke publikuar dhe dokumentet e mëposhtme që tregojnë të gjitha pagesat e bëra.

Zjarr Tv Ad