Brindisi, baza e kontrabandës mesdhetare

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Portet e Italisë vijojnë të “bombardohen” nga trafikimi i produkteve të falsifikuara (imitime markash të njohura) nga Greqia.

Autoritetet italiane kanë kapur sasi të konsiderueshme ngarkesash vitet e fundit.

Zyrtarë të lartë nga Policia e Krimeve Ekonomike të Italisë (Guardia di Finanza) tregojnë se problemi më i madh me transportin e mallrave me traget nga Greqia qëndron kryesisht në portin e Brindisit, i cili vazhdon të jetë një portë kryesore për aktivitete të paligjshme.

Por nuk janë vetëm produktet e rreme që sjellin fitime të mëdha për organizatat, por edhe kontrabanda e cigareve edhe karburanti.

Sasi të mëdha ngarkesash nga Greqia gjithashtu janë kapur në portin e Barit dhe më pak në Ankona.

Vetëm muajin e kaluar, italianët kanë arritur të lokalizojnë ngarkesa me mallra të falsifikuara në vlerën e 2.8 milion eurove, të cilat hynë në vendin e tyre nga portet greke.

Në shumë raste, siç thonë ata, destinacioni i mallrave janë ndërmarrjet kineze dhe italiane ndërsa transportuesit duken si kompani kineze nga Greqia. Por ka edhe raste kur paraqiten kompani greke dhe marrës italianë. Gjithashtu për sa i përket transportit të mallrave me kamion, në disa raste drejtuesit janë grekë, dhe në disa të tjerë bullgarë, spanjollë, madje edhe estonezë.

Një oficer italian i përfshirë në këto operacione thekson për zougla.gr: “Transportet e  paligjshme nga Greqia që ne kapim janë të shumta dhe në rritje. Nuk janë vetëm produkte të falsifikuara. Janë cigare, karburante, ushqime të paligjshme, por edhe pajisje elektrike të falsifikuara. Shumë kompani kanë rënë nën mikroskopin tonë ndërsa ne po hetojmë  mundësinë e përfshirjes së Ndraghetas dhe  Camorras në bashkëpunim me mafien bullgare dhe kineze “.

Vetëm dje, Policia e Krimit Ekonomik Brindisi, në bashkëpunim me shërbimin doganor, zbuloi një ngarkesë tjetër të produkteve të falsifikuara që vinin nga një port grek.

Konkretisht bëhet fjalë për një ngarkesë prej 800,000 eurosh këpucësh të markës Converse.

 

Sipas autoriteteve italiane, produktet ishin destinuar për një kompani në Spanjë dhe transportoheshin në një kamion të madh të drejtuar nga një bullgar.

 

Disa ditë më parë, më 26 korrik, një ngarkesë tjetër e madhe e produkteve false të sekuestruara në të njëjtin port ishte vlerësuar në një milion euro nëse do të shiteshin në treg.

Ato ishin çanta të markës së famshme “Yves Saint Laurent”. Në këtë rast, ngarkesa u dërgua nga një kompani greke, dhe marrësi ishte një kompani afër Romës. Gjithashtu shoferi i kamionit që transportonte produktet ishte grek.

 

Gjithashtu në 18 korrik, autoritetet italiane gjetën një dërgesë tjetër të produkteve të falsifikuara dhe këpucë specifike të markës “Martens”.

Në këtë rast gjithashtu, dërguesi ishte një kompani greke dhe marrës një italian. Gjithashtu shoferi i kamionit që transportonte mallrat ishte përsëri grek, ndërsa vlera e mallit nëse shitej në treg do të arrinte një milion euro, sipas vlerësimeve italiane.

Zjarr Tv Ad