Në përgjigje të kritikëve ndaj LSI-së, Brisida Shehaj, thotë se kjo parti ka përmbushur të gjithë detyrimet e opozitarizmit duke denoncuar dhjetëra abuzime të qeverisë, më e fundit ajo e incineratorëve.
Ajo tha se personalisht po vuan në kurriz pasojat e opozitarizmit
“Nëse i thërrasim njerëzit në protestë dhe bëjmë dhe këto hapat e tjerë, kjo është detyra e opozitës.
Për këtë paguhen ata në parlament që janë deputetë, por këtë e bëj dhe unë me ideal, që nuk marr rrogë as në parti dhe as në ndonjë vend. Sa për opozitarizmin e atëhershëm, personalisht kam sot padi që kërkon para Edi Rama, kallëzime penale që kam bërë për kërcënimet që marr.
Unë nuk gjej dot as punë familjarisht. Ndërkohë një kryetar opozite (Basha) që ka bërë sfidën e fortë, u bë miliarder.
Unë nuk hyj te ata njerëzit që janë budallenj dhe as te ata njerëzit që nuk njohin tregun. Hetimet që po dalin sot të incineratorëve i kam firmosur unë, siç do nxjerr letrat e tjera, kompani gjigante nafte për evazion fiskal dhe pastrim parash që janë mbyll nga gjykata.
Do dalin, ma dha shansin kryeministri me padinë në gjykatë që të përballem dhe të nxjerr një çikë letra”, tha ajo.