Brisida Gjikondi: Shqiptarët tani po shohin dy Big Brother

0
190
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Juristja Brisida Gjikondi ka komentuar komisionin hetimor për inceneratorët. Gjikondi shprehet se komisioni për inceneratorët do të jetë një dështim si ai për Metën dhe se këto çështje duhet të zgjidhen ligjërisht nga organet e drejtësisë dhe jo nga politika.

“Inceneratorët ishin një çështje e vjetër, nuk është e re, ka thuajse 4 vjet. Patjetër që Tabaku e luan politikisht. Si komisioni për Metën po ashtu edhe ky për inceneratorët më trishton pasi ne gjithmonë gjërat serioze mundohemi t’i zgjidhim vetëm politikisht, por gjërat serioze duhet t’i zgjidhim ligjërisht me organet e drejtësisë dhe jo politikisht. SPAK-ut i leverdis të rrijë i qetë dhe të vijojë hetimin për sa kohë shqiptarët tani po shohin dy Big Brother, atë të Metës dhe të inceneratorëve”, u shpreh Gjikondi në “Shqip”.

Zjarr Tv Ad