Britani/ Bandat shqiptare mbysin rrugët me ‘kokainë të cilësisë së lartë’

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trafikantët në Londër, Mançester, Birmingham dhe Liverpool kanë realizuar rritje të kërkesës, duke shitur një gram kokainë deri në 100 paund.

Në vitin 2017, një rekord prej 432 përdoruesish të kokainës vdiqën- pothuajse katër herë më shumë se në vitin 2012. Por rreziqet nuk e kanë zvogëluar kërkesën.

Një burim i afërt me një bandë në Mançester e njohur si “shqiptarët” na tha: “Ata nisën drejtonin gjërat në Londër, por tani ata drejtojnë gjërat edhe këtu, në Liverpool dhe në të gjitha qytetet e mëdha”.

“Ata kanë qasje në gjërat më të pastra dhe ata dinë të marrin përsipër. Ata kanë muskuj si dhe fuqinë e zjarrit”.

“Sezoni i festave ofron dhe ata vjelin të ardhura të mëdha sepse njerëzit janë të gatshëm të paguajnë për kokainën e cilësisë së lartë.

Ata nuk duan gjëra të përziera që të çojnë në vdekje, ata duan diçka më të pastër, dhe duan që ajo të dorëzohet shpejt dhe në mënyrë të besueshme”.

Një bandë tjetër shqiptare e njohur si “Hellbanians” vepron në Birmingham dhe në periferi të Londrës.

Banda paraqiti fotografi në Instagram duke treguar tufat e parave.

Policia ka kapur një numër të tregtarëve, por paralajmëron se po përballen me një detyrë të vështirë për të goditur bandat shqiptare.

Një gangster që shiti kokainë me pastërti të lartë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u burgos për 25 vjet.

Erald Mema, 33 vjeç, përdorte korrierët për të shitur kokainë në të gjithë Midlands.

Policia që kapi korrierin e tij 19-vjeçar gjeti më shumë se 10 kg kokainë, 560,000 paund dhe një makineri hidraulike për shtypjen e kokainës.

Shefi i Merseyside, Andy Cooke, zëdhënësi kombëtar për krimin e organizuar, tha se shqiptarët kanë ndikim në një numër qytetesh.

 

Zjarr Tv Ad