Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Aeroporti Gatwick nuk bëri asnjë fluturim që prej orës 21:00 të mërkurën deri në 3 të mëngjesit dhe u mbyll sërish pas 45 minutash.
Policia e Sussex-it tha se nuk kishte lidhje me terrorin, por një “veprim i qëllimshëm” për të shkaktuar ndërprerje, duke përdorur dronë.
Rreth 110 mijë pasagjerë në 760 fluturime duhej të niseshin për udhëtim të enjten. Ndërprerja mund të zgjasë disa ditë, shkruan BBC.
Aeroporti njoftoi se pista e fluturimeve nuk do të hapet derisa të jenë tërësisht të sigurtë.
Sekretari i Mbrojtjes, Gavin Ëilliamson konfirmoi se ushtria do të shkojë për të mbështetur Policinë Sussex.