Britani, protesta pro dhe kundër largimit nga UNIONI

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministrja britanike, Theresa May ndërsa po përpiqet të fitojë mbështetjen e ligjvënësve për marrëveshjen e BREXIT, rrezikon te largohet nga posti. Sipas mediave britanike, kabineti qeveritar ka zgjedhur Sekretarin e Mjedisit Michael Gove si kandidatin favorit që do të zëvendësojë kryeministren May dhe do të shpëtojë procesin e BREXIT.

Udhëheqësit e BE-së ofruan shtyrje të divorcit deri më 22 maj, nëse ligjvënësit britanikë e miratojnë planin e May-t javën e ardhshme. Nëse nuk e miratojnë, shtyrja do të jetë më e shkurtër – deri më 12 prill – dhe Britania do të duhet të dalë me vendime të reja ose të largohet pa marrëveshje. Ekspertët kanë paralajmëruar se Brexit-i pa një plan të dakordesuar me BE-në do të shkaktonte recesion në Britani dhe do të ngadalësonte rritjen ekonomike në bllokun evropian. Ndërsa në një nga marshimet më masive qindra mijëra vetë kanë protestuar nëpër rrugët e Londrës kundër “Brexit”-it.

Mbeshtesit e largimit nga Unioni e cilësojnë situatën e krijuar në negociatat me BE-në si “poshtërim kombëtar” përpara aleatëve europianë. Madje, edhe kryeministrja Theresa May e pranon se vendi është në “kaos dhe krizë”.Ndërkaq, shefja e ekzekutivit britanik ka deklaruar se mund të mos e paraqesë për herë të tretë marrëveshjen e saj për votim, javën e ardhshme, nëse e shikon qe matematika parlamentare nuk është ne favor te saj.

Sakaq, një peticion “online” është firmosur nga mbi 4.2 milion njerëz që kërkojnë anulimin e divorcit me Bashkimin Europian.

 

Zjarr Tv Ad