Britania e Madhe ofron falas vitaminën D për miliona njerëz…

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekspertë të shumtë, në këtë periudhë pandemie kanë këshilluar njerëzit të marrin suplementë të vitaminës D, pasi shkencëtarët kanë zbuluar se mund ta zvogëlojë rrezikun e infektimit.

Autoritetet e Britanisë së Madhe, kanë vendsour që të ofrojnë vitaminën D falas, gjatë sezonit të dimrit, për më shumë se 2.5 milion njerëz.

Vitamina D, ndihmon për të mbajtur kockat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm, ku shumë njerëz e kanë përdorur për vite, pasi mjekë të shumtë e rekomandojnë marrjen e saj. Zyrtarët Britanikë thanë se; shtesa e vitaminës do t’u shpërndahet njerëzve, që janë jashtëzakonisht të prekshëm klinikisht dhe kanë jetuar në shtëpi kujdesi.

Sipas zyrtarëve të kujdesit shëndetësor, zakonisht gjatë sezonit të dimrit, të gjithë duhet të marrin 10 mikrogramë të vitaminës D në ditë. Por këtë vit, sipas ekspertëve, është më e rëndësishme për shkak të pandemisë, e cila prek disa pjesë të trupit si dhe sistemin e imunitetit.

Michael Holick, profesor i mjekësisë, fiziologjisë dhe biofizikës në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Bostonit dhe kolegët e tij kanë studiuar mostrat e gjakut nga një laborator klinik amerikan, Quest Diagnostics, i mbi 190,000 amerikanëve nga të 50 shtetet. Analiza zbuloi se njerëzit që kishin nivele të mangëta të vitaminës D kishin 54 për qind pozitivitet më të lartë të koronavirusit krahasuar me ata me nivele adekuate të vitaminës D në gjak.

Sidoqoftë, ekspertët paralajmëruan gjithashtu kundër toksicitetit të vitaminës D dhe thanë se “është mirë kur vitamina D është në një nivel normal, por shumë mund të shkaktojë shumë probleme”.

Zjarr Tv Ad