Britania e Madhe vendos karantinë/ Sllovenia mbyll 12 rajone

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rritja e rasteve me korona*virus, ka detyruar Britaninë e Madhe që të rikthejë karantinën dyjavore, për çdo udhëtar që futet në territor. Vendimi u njoftua nga qeveria britanike.

“Masa, që gjithashtu kanë të bëjnë me Vatikanin dhe mikroshtetin e San Marinos, do të zbatohet nga ora 03:00 GMT të dielën, ku do të vlejë për të gjithë Britaninë e Madhe dhe jo vetëm për Anglinë”, shkroi në Twitter Ministri britanik i Transportit, Grant Shapps.

“Nga ana tjetër, personat që vijnë nga Kreta në Angli, nuk do të kenë më nevojë ta kryejnë këtë detyrim 14-ditor”, shtoi Ministri.

Personat që nuk e respektojnë këtë karantinë dyjavore, do të gjobiten deri në 11 000 euro, në rast se shkelja përsëritet.

Britania e Madhe, vendi europian më i prekur nga vir*usi, me më shumë se 43 000 humbje jete, po përjeton një vale të dytë të Corona*virusit. Sllovenia vendos karantinë, rekordi i zi mbyll qytetet.

Nga ana tjetër Sllovenia,  prej kësaj të premteje, do të fusë karantinë në shtatë nga 12 rajone në Slloveni, në mënyrë që të parandalohet përhapja e vir*usit.

Dekreti që ndalon mbledhjen e më shumë se 10 personave, në vende publike ose private në Slloveninë qendrore, Gorenjska, Koroska, Zasavje, Posavje, Savinjska dhe pjesa juglindore e Sllovenisë, ka hyrë në fuqi në mesnatë.

Një masë e tillë u prezantua në këto rajone,pasi në dy javët e fundit, një mesatare prej 140 banorësh për 100,000, kontraktuan vir*usin.

Ministri i Brendshëm Ales Hoys, tha në një Konferencë për shtyp, se banorët e këtyre rajoneve,nuk do të lejohen të largohen nga rajoni ose të largohen gjatë periudhës së kárantinës, me përjashtime të caktuara si shkuarja në punë, vizita te mjeku, dhënia e ndihmës për të afërmit.

Hoys shtoi se; do të lejohet vizita në varreza, pjesëmarrja në funerale, si dhe  tranziti nëpër rajone.

Gjithashtu ai tha, në ato rajone, është e detyrueshme mbajtja e maskave jashtë,  me përjashtim të fëmijëve, deri në gjashtë vjeç.

Në rajonet e prekura nga karantina, ndodhen 117 nga 212 komuna që janë gjithësej, si dhe qytetet si Lubjana, Kranji dhe Cele, ndërsa Maribori dhe Kopri nuk mbulohen nga vendimi.

Zjarr Tv Ad