Britania e Madhe voton për shtyrjen e “Brexit”

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Britania e Madhe përgatitet sot që të mbajë një tjetër votim vendimtar në parlament, ku ligjvënësit do të pyeten nëse e pranojnë shtyrjen me disa muaj të procesit Brexit. Në dy ditët e mëparshme, deputetët në shumicë i kanë hedhur poshtë propozimet e qeverisë. Opozita kërkon tanimë që parlamenti të marrë nën kontroll negociatat për Brexit.

Parlamenti britanik sërish e ka refuzuar një propozim të kryeministres Tereza Mej për ta nxjerrë vendin nga Bashkimi Europian edhe pa një marrëveshje-kornizë. Ky vendim i ka hapur rrugën një tjetër votimi që do të mbahet mbrëmjen e sotme, ku deputetët do të duhet të votojnë për shtyrjen me disa muaj të procesit të Brexit. Mocioni i parashtruar nga konservatorët u kundërshtua të mërkurën me vetëm katër vota më shumë nga 312 ligjvënës të opozitës dhe maxhorancës politike. Propozimi nuk është ligjërisht i detyrueshëm, ndaj qeveria përsëri mund ta largojë vendin nga unioni në datën 29 mars.

Kryeministrja Mej apeloi deputetët se kanë ende mundësi që ta mbështetin marrëveshjen e saj fillestare me Bashkimin Europian brenda datës 20 mars.Kjo, sipas saj, do të shmangte zgjatjen e procesit përtej muajit majit dhe futjen e pashmangshme ne zgjedhjet parlamentare që BE ka planifikuar në atë periudhë. Lideri laburist i opozitës, Xheremi Korbin, tha se parlamenti për të disatën herë vijon të kundërshtojë propozimet e kabinetit. Ai propozoi që negociatat për Brexit tanimë të udhëhiqen nga parlamenti, dhe u zotua që partia e tij të punojë në mënyrë bipartizane për të siguruar një zgjidhje të ngërçit. Edhe Komisioni Europian reagoi të mërkurën pas votimit parlamentar.

Organi ekzekutiv i Europës tha se përjashtimi i Brexit pa marrëveshje është hapi i duhur por jo i mjaftueshëm, dhe se ajo për të cilën ligjvënësit britanikë duhet të bien dakord është vetëm marrëveshja që BE ka propozuar.

 

Zjarr Tv Ad