Britania i dërgon Ukrainës raketat Brimstone 2, shkatërrojnë tanke dhe mjete të tjera të blinduara

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria britanike e Mbrojtjes, ka postuar një video ku shihen raketat Brimstonte 2 që i janë dërguar ushtrisë ukrainase.

Brimstone 2 janë raketa me precizitet të lartë të dizajnuar për sulm ajër-tokë, të cilat mund të godasin objektivat kudo në tokë.

Sipas kësaj ministrie, forcat e armatosura të Ukrainës mund t’i përdorin ato për shkatërrimin e tankeve dhe mjeteve tjera të blinduara.

Së fundmi Britania ka njoftuar se do t’i dërgojë Ukrainës edhe helikopterë. Kjo është dërgesa e parë e këtij lloji të armëve që po i dërgohen Kievit që nga fillimi i pushtimit rus në këtë vend.

Zjarr Tv Ad