Britania mbështet çdo protestë paqësore

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Britania e Madhe mbështet çdo protestë që është ligjore dhe paqësore. Deklarata vjen nga Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman.

Duke komentuar protestën e studentëve gjatë një vizite që pati dje në Shkodër, Ambasadori tha se nuk mund të gjykojë nëse kërkesat e tyre janë të drejta, sepse ky është një vendim politik që i takon qeverisë shqiptare.

A është e drejtë protesta e studentëve në Shqipëri dhe a e mbështesni ju atë?

Duncan Norman: Ne po flisnim shkurtimisht për demokracinë dhe një nga të drejtat demokratike që kanë njerëzit, është e drejta për të protestuar në mënyrë paqësore. Kjo është ajo që po shohim tek studentët e Shqipërise. Ata po protestojnë në mënyrë paqësore dhe po i shtrojnë pikëpamjet e tyre qeverisë dhe për sa kohë që është një protestë paqësore dhe ligjore, atëherë Britania e Madhe do të mbështesë të drejtën e njerëzve për ta bërë. 

Nëse ajo që studentët po kerkojne është e ligjshme apo jo, është përgjegjësia e qeverisë të vendosë dhe qeveria duhet të marrë vendim politik të bazuar në politikat e shtetit dhe buxhetin, dhe çfarë është e përballueshme. Pra, ky është një vendim politik dhe nuk më takon mua të them nëse ajo që kërkojnë është e drejtë, por ne absolutisht i mbështesim studentët dhe çdo kënd tjetër në këtë vend për të demonstruar dhe për të protestuar në mënyrë paqësore.

 

Zjarr Tv Ad