Qeveria britanike do të ndryshojë ligjet për të vendosur dënime më të ashpra për shoferët që drejtojnë makinën në gjendje të dehur dhe ata që përdorin telefonin duke drejtuar mjetin.
Sipas udhëzimeve të reja të paraqitura nga sekretari britanik i Drejtësisë, shoferët që do të shkelin rregullat do të përballen me burgim të përjetshëm.
Me këto rregulla do të përballen edhe shoferët e motoçikletave që e tejkalojnë kufirin e shpejtësisë.
Një vajzë 4 vjeçe, e quajtur Violet-Grace Youens, vdiq pasi u godit nga një hajdut që po lëvizte me shpejtësi 133 km/h me një makinë të vjedhur.
Personi që goditi vajzën me makinë u dënua me 9 vite e 4 muaj burg pasi pranoi se e ka goditur vajzën duke drejtuar mjetin në mënyrë të rrezikshme.
Ndërkohë një rast i tillë ndodhi edhe në Shqipëri mbrëmjen e djeshme, ku një shofer i dehur aksidentoi një makinë ku udhëtonin 4 vajza, ku 2 prej të cilave humbën jetën.