Britanikët do të udhëtojnë pa viza drejt BE edhe nëse Anglia largohet nga unioni me ose pa marrëveshje.
Vendimi u mor nga një marrëveshje mes Këshillit me Komisionin Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme, dhe u mbështet nga ambasadorët e BE.
Me 38 vota pro, 8 kundër dhe tre abstenim, u vota që të hiqet viza Shengen për qytetarët britanikë.
Sergei Stanishev tha se ky është një hap për garantimin e udhëtimit pa viza për evropianët dhe britanikët.
Sipas një njoftimi për shtyp të Parlamentit Europian, marrëveshja do të votohet në seancën plenare të së enjtes.
Nëse miratohet, legjislacioni do të zbatohet nga dita pas tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian.
“Që nga ajo datë, shtetasve britanikë nuk do tu kërkohet vizë për qëndrime në BE deri në 90 ditë në çdo periudhë qëndrimi prej 180 ditësh,”-u tha në njoftimin për shtyp.