“Britmat” e Contes ngrejnë në këmbë Interin, identifikohet alternativa e Lulakut

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Nanjing do të ndërtohet Interi i sezonit të ri. Pikërisht qyteti kinez do të jetë vendi pritës për skuadrën zikaltër, ku të mërkurën do të përballet me Juventusin e Maurizio Sarrit në një ndeshje miqësore. Ndërkohë, të hënën është programuar një takim sekret mes trajnerit, Antonio Conte, presidentit Steven Zhang, Administratorit të Përgjithshëm, Beppe Marotta dhe drejtorit sportiv, Piero Auselio.

Tekniku ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij në lidhje me negociatat që ende nuk janë përfunduar. Lukaku dhe Dzeko mbeten prioritetet e tij dhe takimi do të shërbejë për të përcaktuar çdo strategji që nga këtu.

Sa për Dzekon, distanca me Romën është e gatshme të plotësohet për disa ditë. Ndërsa problemi më i madh ka të bëjë me çështjen Lukaku, për të cilën Manchester United kërkon 83.5 milionë euro. Tani për tani, klubi i Milanos nuk ka për qëllim të kënaqë kërkesën e “Djajve të kuq”, sidomos nëse nuk shiten njëri mes Icardit dhe Nainggolan. Kjo është arsyeja pse takimi i së hënës do të jetë thelbësor për të zgjidhur çështje të ndryshme që kanë bllokuar tregun e Interit në ditët e fundit.

Një alternativë e mundshme për Lukaku është Rafael Leao. Portugezi 2 vjeçar nga Lille pëlqehet shumë nga udhëheqësit e Interit. Francezët kërkojnë 40 milionë euro, por është një plan B që do të merret në konsideratë vetëm përballë një dritë të kuqe përfundimtare për sulmuesin e Manchester United.

 

Zjarr Tv Ad